Krishtlindjet mbërritën në shtëpinë e fëmijëve mbretërorë dhe atmosfera duket sikur ka dalë nga përrallat
Ndonëse jemi ende 31 ditë larg datës 25 dhjetor, duket se krishtlindjet kanë mbërritur në pallatin mbretëror të Britanisë së Madhe, është normale kur ke fëmijë, duke marrë parasysh padurimin e tyre për të ndezur dritat e festës së mrekullueshme!
Stafi i shtëpisë së Lartmadhërisë së saj, në Berkshire, ka qenë i zënë me dekorimin e ambienteve, në këto ditë të fundit të nëntorit.
Duket se luksi në rezidencën mbretërore, nuk mungon as në dekorin për këtë festë shumë të kremtuar nga ana e britanikëve.
Pjesën qendrore e zë një pemë 20 metra e lartë, që vendoset në sallën e Shën Gjergjit, në Windso Castle.
