Leonard Bombaj u akuza për përdhunim, bashkëshortja flet për herë të parë çfarë do të bënte ndryshe

Kanë kaluar shumë vite nga ajo histori që e vuri në qendër të akuzave shumë të rënda regjisorin e njohur Leonard Bombaj. Ai vendosi të heshtë dhe të ndjekë vetëm procedurën ligjore, por nuk e pati të thjeshtë që çdo ditë të shihte lloj-lloj titujsh në faqet e gazetave. Shkak ishte aktorja 15-vjeçare, e cila për shumë vite ishte pjesë e Sireafilm, një shkollë arti për fëmijët e themeluar nga Bombaj.

Megjithëse u përball me një lumë të ashpër akuzash, ndër të cilat edhe akuzat për përdhunim, regjisori dhe familja e tij vendosën që të qëndronin të fortë edhe përballë kësaj sfide që i ishte vënë përpara. Një periudhë e vërtetë tensioni, me prishje ekuilibrash që nuk kaloi pa tronditje. Por nuk pati asnjë shans për të tronditur martesën dhe as marrëdhënien e tyre të konsoliduar tashmë. Esmeralda Blaceri, sot, për herë të parë pas shumë vitesh nga ajo histori, rrëfeu ndjesinë e saj pas asaj ngjarjeje që përfundoi me shpalljen e bashkëshortit të saj të pafajshëm nga gjykata.

Ngë studio e “Rudina”, Alda tha se nuk është shprehur asnjëherë për këtë histori, ka qenë shumë e rëndë dhe shumë private, ndaj nuk ka dashur ta bëjë publike, por nëse i ndodh që vetes dhe Leonardit t’i bëjë një pyetje “çfarë do të bënte ndryshe”, ajo ka vetëm një përgjigje të prerë: “Nuk do të bëja asgjë ndryshe. Vetëm se ka një merak të vogël: do të bënte gjithçka si më parë, vetëm te një person tjetër: “Nuk kam folur asnjëherë më parë për këtë, sepse ka qenë shumë private dhe i fortë përjetimi. Sot them se në sjelljen me personin, unë nuk do kisha ndryshuar asgjë. Unë kam qenë shumë e përfshirë në histori, madje më shumë se ç’është folur. Ne thjeshtë kemi gabuar person dhe nuk e kemi vlerësuar mirësinë dhe dashamirësinë tonë, por nuk do kisha ndryshuar asgjë, thjesht vetëm personin. I gjithë përkushtimi i duhej dhënë një personi tjetër”, – thotë Esmeralda e prerë që gjithçka për të, ashtu si edhe për Leonardin, do të ishte njëlloj si më parë. Vetëm jo më tek i njëjti person.

Lajmet në atë kohë e më vonë, derisa Nardi u shpall i pafajshëm ishin të panumërt, por askush nuk e tundi martesën e tyre. Alda tregon se titujt ishin të shumtë “U ndanë”, “shitën shtëpinë” etj., por ajo nuk pati asnjëherë as lëkundjen më të vogël, përkundrazi. Sot, e di mirë se “do e kisha rritur si fëmijën tim, por një tjetër, ndjenjat do të ishin po të njëjtat. Ne kemi dhënë sinqerisht veten tonë në atë marrëdhënie. U kthye mbrapsht…” – tha ajo, e bindur se ajo ngjarje, thjesht i bëri më të fortë ata të dy dhe martesën e tyre. Ndërsa Nardi, me gjithë presionin e madh, ishte më praktik në veprime. Ia la të gjithë punën ligjit dhe në fund doli i fituar nga një njeri që, siç thotë ai, të gjithë historinë e sajoi për famë dhe për frikën se ajo do t’i ikte. Dhe nëse do të kthehej pas në kohë, edhe ai ka një merak: ndoshta mund të ishte treguar pak më vigjilent para se të tjerët të thurnin histori të paqena vetëm për famë.

Share With:
Translate »
1522 Views