Çrregullimet hormonale gjatë shtatëzanisë, ushqimet që ndihmojnë

Ndodh shpesh që gjatë shtatëzanisë të keni çregullime të shpeshta hormonale, por fatmirësisht ka një numër të madh ushqimesh që na vijnë në ndihmë në këto raste. Ku mund të përmendim:

  1. Molla

Molla lufton presionin e lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e prekjes nga kanceri dhe infeksionet virale etj.

  1. Boronica

Boronica ka aftësi të shumë të mëdha antioxidante dhe lufton të gjitha sëmundjet e zemrës.

  1. Salmoni

Salmoni është i pasur në Omega 3, acide yndyrore dhe proteina. Salmoni gjithashtu ndihmon në kontrollimin e insulinës.

  1. Spinaqi

Spinaqi është një ndër lëndët bazë që ndërton dietat dhe pjesë e ushqimeve më të shëndetshme.

  1. Avocado

Përveçse një frut shumë i shëndetshëm, avocado është shumë i pasur në yndyrna të shëndetshme dhe fibra.

  1. Bajame

Bajamet ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak që redukton rrezikun e prekjes nga diabeti. Ato gjithashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq në trup.

  1. Brokoli

Ashtu siç molla edhe brokoli ndihmon në uljen e shanseve për t’u prekur nga kanceri. Ai përmban kalium, kalcium dhe magnez.

  1. Fara liri

Janë të pasura në antioksidant, fibra dhe yndyrna të shëndetshme.

  1. Rrepat

Rrepat janë të pasura në minerale dhe acide yndyrore, të cilat mund t’i konsumoni në forma të ndryshme. Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

 

Share With:
Translate »
1425 Views