Britney Spears, ledhatime dhe puthje në prani të fëmijëve me të dashurin 12 vjet më të vogël

Britney Spears është një ndër këngëtaret më të mira në dekadat e fundit në botën e muzikës. Këngëtarja gjatë fundjavës do të mbush 36 vjet dhe nuk do ta festojë si beqare. Ajo së fundi ka qenë e pranishme në takimin basketbollistik mes Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 127-123. Fituesja e çmimit “Grammy” ka qenë e shoqëruar nga i dashuri Sam Asghari, i cili është 13 vjet më i ri se ajo Theksojmë se së bashku me bukuroshen amerikane ishin të pranishëm edhe dy djemtë e këngëtares, Sean dhe Jayden. Djemtë e Britney dukeshin shumë të afërt me modelin iranian teksa bisedonin me njëri-tjetrin në Los Angeles. Ndryshe, Brtiney është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

Share With:
Translate »
953 Views