Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë 2017-s
Ne jemi shumë të lumtur që këtë vit në showbiz-in shqiptar kemi pasur shumë lajme të mira. Kur shkruajmë lajme të mira iu referohemi, vipave që i dhanë fund beqarisë, dhe atyre që u bënë prindër për herë të parë, apo të dytë. Ky vit ka qenë i mbushur si me dasma, por edhe me bebusha të vegjël që kanë gëzuar pafund prindërit e tyre. Në fakt këta fëmijë të personazheve të njohur shqiptarë, janë bërë të famshëm për publikun dhe ia kanë marrë gjithë vëmendjen prindërve të tyre. Për t’i përmbledhur të gjithë fëmijët e Vip-ave që erdhën në jetë në këtë vit që po lëmë pas, nuk është e vështirë pasi vetë prindërit e tyre janë treguar bujarë duke na i treguar ata në rrjetet sociale.
1–Uliks-Djali i Adelina Ismailit dhe Vali Krasniqit erdhi në jetë më 18 prill, 2017.

2-Tiani-Djali i Tunës dhe Patrisit erdhi në jetë më 2 maj, 2017.

3-Kroi Art-Djali i Alban Dudushit dhe Bieta Sulos erdhi në jetë më 13 maj 2017.

3-Thomas-Djali i Ilva Tares dhe Eduart Selamit erdhi në jetë më 28 shtator 2017.

Eren Nik-Djali i Vedat Ademit dhe Dorelës erdhi në jetë më 11 nëntor 2017.
