Si të trajtoni kapsllëkun tek fëmijët. Këshilla të vlefshme dhe për të rriturit
Kapsllëku tek fëmijët është i vështirë për t’u trajtuar dhe në disa raste mund të përjetohet shumë keq nga fëmijët. Ja cilat janë disa nga hapat që duhet të ndiqni për të ndihmuar fëmijët të kalojë gjendjen e kapsllëkut. Këto këshilla vlejnë edhe për të rriturit.
Bëini sa më shumë aktikitet fizik fëmijës në mënyrë që ai të ndihet sa më i lirshëm, gjë që e ndihmon shumë atë të dalë jashtë. Shtrijeni beben me kurriz në krevat dhe kapjani të dyja këmbët. Duke i mbajtur me duar bëni një lëvizje si të biçikletës. Bëjëni këtë vazhdimisht deri kur të shihni ndonjë rezultat.
Një tjetër mënyrë është duke masazhuar
barkun dhe fundshpinën e fëmijës. Duke pozicionuar dy nga gishtat e secilës dorë në fundshpinë masazhojeni atë duke ushtruar vetëm pak presion. Masazhi e ndihmon shumë trupin e fëmijës të nxisë aparatin e jashtëshqitjes të veprojë.
Në qoftë se po e ushqeni fëmijën tuaj me qumësht farmaceutik është mirë të konsultoheni me mjekun në qoftë se ka nevojë që ju t’i shtoni diçka atij. Në këto raste mund të përdorni shurupin e drithërave që ka një ngjyrë të errët. Ky shorup nxit daljen jashtë të fëmijës. Niseni me 1 deri në 4 lugë çaji për çdo një litër qumësht. Më vonë rriteni këtë sasi gradualisht nëse doktori ju thotë që fëmija ka nevojë për më shumë nga kjo përbërje.
Shtoni shumë lëngje në dietën e fëmijës suaj. Edhe pse fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë të konsumojnë shumë lëngje sepse qumështi i gjirit i plotëson të gjitha kërkesat e trupit, por në rastet kur fëmijët vuajnë nga kapsllëku do të ishte mirë që ta rrisnit pak sasinë e lëngjeve në trupin e tij. Filloni me një gotë lëngu në ditë për të trajtuar kapsllëkun. Mundohuni që lëngu të jetë i përgatitur në shtëpi, pa i shtuar aspak sheqer apo ëmbëlsues të tjerë.
Në rastet kur fëmija është a aq i madh sa të ketë filluar të konsumojë të gjitha ushqimet, mundohuni të eleminoni nga dieta e tij të gjitha ushqimet e thata si, orizi, makaronat, patatet e skuqura etj. Ai duhet të konsumojë sa më shumë ushqime që përmbajnë fibra.
Mos provoni kurrë t’i jepni fëmijës ndonjë lloji ilaçi kundra kapsllëkut pa u konsultuar me mjekun e tij, kjo mund të jetë shumë e dëmshme për fëmijën dhe të shkaktojë infeksione të ndryshme.
Ka raste kur fëmijët po i mundon shumë kapsllëku dhe mund të gjeni disa pika të vogla gjaku në të brendshmet e tij. Në këto raste mundohuni ta mbani sa më të pastër e të thatë këtë pjesë, pas kësaj lyjeni zonën me aloe vera.
Kur është nevoja që ta dërgoj fëmijën tek doktori në raste kapsllëku?
Lajmëroni menjëherë doktorin kur fëmija fillon të mos hajë, të bie në peshë apo të rrjedhë vazhdimisht gjakë nga anusi. Edhe në raster kur këshillat që ju ka dhënë doktori nuk kanë funksionuar dhe fëmija nuk ka pasur progres për gati 24 orë. Më duhet ta përsëris edhe një herë që nuk duhet të përdorni asnjë medikament tek fëmija pa u konsultuar me mjekun.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.