Zonja e parë e Francës do të bëhet kumbarë e një bebeje të pazakontë
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron do të marrë pjesë në një ceremoni në një kopsht zoologjik në Kinë, gjatë së cilës do të zbulohet emri i një banori të ri, një emër i zgjedhur nga vetë Zonja e Parë.
Brigitte do të marrë pjesë në fillim të dhjetorit në pagëzimin e pandës bebe të lindur gushtin e kaluar në “Beauval Zoo”.
Zonja e Parë e Francës do të marrë pjesë së bashku me autoritetet kineze, në një ceremoni gjatë së cilës do të zbulohet emri i gjitarit. Kjo do të bëhet si traditë nga zonja e parë kineze, në marrëveshje me Brigitte Macron.
