U bënë prindër, princ Leka publikon imazhin e parë me Blertën dhe djalin e tyre

Princi Leka ka publikuar imazhin e parë të tij, teksa i mban dorën princeshës Blerta dhe djalit të tyre të porsalindur, Aleksandrit.

Në një njoftim, Leka ka bërë me dije se si Blerta, ashtu edhe Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.

Pasardhësi i familjes mbretërore shqiptare u shtua mëngjesin e sotëm, në spitalin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026.

Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi.

Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë” shkroi princi Leka.

 

Share With:
Translate »
6 Views