A jeni gati për një set fotografish dhjetori nga Sara dhe London?
Dhjetori është muaji i dhuratave, dritave, festave dhe një ndjesie shpirtërore të papërshkrueshme që përfshin çdokënd, pavarësisht moshës. Duket se më së shumti, kjo do të vihet re në familjen e re të Sarës dhe Ledionit me vogëlushin e tyre London. Ndërsa kemi parë se pema e tyre e Krishtlindjeve është bërë gati me kohë, Sara, sot me një foto nga Parisi na lajmëron se do të na tregojë më shumë momente të saj me London këtë vigjilje festash përmes një serie postimesh. Në fakt duke imagjinuar se çfarë versioni mund të na i sjelli Sara, jemi të githë sy e veshë. /Kids’Time/
