Zbulohen fëmijët specialë të martesës mbretërore

Princi Harry dhe Meghan Markle sapo njoftuan zyrtarisht fejesën dhe dasma e tyre është tema kryesore e pothuajse të gjitha medieve britanike dhe botërore.

Ditë pas dite dalin detaje të reja rreth ceremonisë që është caktuar për t’u zhvilluar në maj të vitit të ardhshëm.

Çifti do të vërë kurorë në kishën “St George” dhe fëmijët shoqërues në dasmë do të jenë pikërisht nipi dhe mbesa e princit Harry, fëmijët e William e Kate. George do të mbajë unazat, ndërsa Charlotte do të hedhë petalet e luleve para se nusja t’i drejtohet altarit.

Princi William do të jetë shoqëruesi i dhëndrit, duke ndryshuar rolet në këtë rast, rreth 7 vjet pasi i vëllai i tij, princi Harry, ishte shoqëruesi në dasmën e tij me Kate Middleton.

Ndërsa për Meghan nuk është zbuluar ende se kush do të jetë shoqëruesja e nuses.

Share With:
Translate »
938 Views