E bija gozhdon Pink: “Sa djem mund të kem përnjëherë mami?”
Pink do të jetë pjesë e kopertinës së revistës “Cosmopolitan” për muajin janar, dhe ka rrëfyer shumë të pathëna. Ndër të tjera 38 vjeçarja ka zbuluar këshillën që i ka dhënë të bijës, kur ajo i ka bërë një pyetje të papritur: ” Sa djem mund të kem në të njëjtën kohë mami?- i është drejtuar të ëmës ëilloë. E teksa Pink, që njihet për idetë e saj liberale, i është përjigjur të bijës duke i thënë: “Si the më fal? Asnjë, sepse askush nuk të meriton ty”. Edhe pse e bija është vetëm 6 vjeç, këngëtares i është dashur t’i jap të bijës disa këshilla për marrëdhëniet me djemtë. “Ata duhet të jenë të sjellshëm, të respektueshëm me ty, duhet t’i duan mamatë e tyre, duhet të jenë të pashëm dhe të kenë humor.”- ka përfunduar Pink. /Kids’Time/


