Nuk paskemi ditur asgjë për prindërit e Zana Krasniqit

Zana Krasniqi, edhe pse është larguar nga moda dhe mediat, ka mbetur e ngulitur në kujtesë për bukurinë e saj të rrallë. Miss Kosova 2008, pjesëmarrëse dhe në Miss Universe, ku u rendit në Top 10, ka qenë për disa vite modele e suksesshme deri sa u tërhoq për t’iu kushtuar jetës private.

Një foto e Aurela Gaçes, pak kohë më parë, na tregoi që ka mbetur njëlloj e bukur.

Por ndoshta diçka mund të mos e keni ditur ose t’ju ketë dalë nga mendja, duke qenë që në kohën kur ajo u bë e  njohur, informacionet shkruheshin në letër e mbeteshin aty dhe nuk rikujtoheshin më pas nga interneti. Megjithatë diku do ta gjeni faktin interesant edhe në internet, veçse në gazetat e asaj kohe. Zana dhe Fjolla janë dy nga vajzat e këngëtarit shumë të njohur nga Kosova, Naim Krasniqit.

Zana është e njohur si modele, ndërsa Fjolla si këngëtare. Ato janë shumë të dallueshme për bukurinë e tyre dhe kur shohim imazhet e Naimit, kuptojmë që kanë tipare të përbashkëta.

Megjithatë bukurinë nuk e kanë të trashëguar vetëm nga ai. Mediat e Kosovës kanë publikuar një foto të këngëtares Fjolla Krasniqi, me mbesën e saj të vogël dhe mamanë. Zonja Krasniqi ka të njëjtën ngjyrë sysh që na ka magjepsur te Zana dhe Fjolla dhe po atë bukuri prej miss-i që kanë të dyja vajzat e saj të njohura.

Edhe pse gjyshe, ajo shkëlqen nga bukuria.

Share With:
Translate »
897 Views