Nga Punta Cana, Floriana Garo tregon barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e njohur Floriana Garo po shijon disa ditë pushime së bashku me partnerin e saj në Punta Cana. Bukuroshja e ekranit është në pritje të një vajze që me siguri do të jetë po aq e bukur sa e ëma.

Pasi u zhvendos nga Shqipëria në Zvicër, Floriana vazhdoi edhe atje me të njëjtin intensitet punën së bashku me partnerin e saj. Por tashmë paska ardhur momenti për disa pushime për mamin e ardhshëm.

Floriana ka publikuar një foto në mes të palmave, e veshur me një fustan të shkurtër që tregon se moderatorja nuk ka shtuar shumë peshë nga shtatzënia. Edhe pse fotoja është nga larg, dallohet paksa barku i rrumbullakosur…

Share With:
Translate »
787 Views