Kur duhet të filloni t’i jepni ujë fëmijës

Në përgjithësi fëmijët fillojnë të pijnë ujë pas 6 muajve të parë të lindjes. Deri në këtë periudhë ata e shuajnë etjen dhe marrin lagështinë që u nevojitet nëpërmjet qumështit apo formulës. Sapo foshnja të jetë bërë 6 muajsh, filloni t’ia shuani etjen me sasira të vogla uji, por mos e teproni. Kur ai të ketë mbushur 1 vjeç dhe të ketë filluar të konsumojë ushqime të ndyshme apo t’i keni ndaluar gjirin, mund t’i jepni atij sa ujë të dëshirojë, sepse nuk përbën asnjë problem.

Pse është e rrezikshme që fëmijët nën 6 muajsh të pijnë ujë?

Kur fëmijët janë nën 6 muajsh trupi i tyre ka kapacitet të përballojë vetëm atë sasi qumështi që fëmijët duhet të konsumojnë, pra ujin ekstra nuk mund ta përthithë. Ky është shkaku që fëmijët ndihen sikur barku i tyre është plot dhe fillojnë të refuzojnë për të ngrënë.

 A mund t’ia bashkoj fëmijës ujin me formula?

Nuk është e rekomandueshme që formula të bashkohet me ujin dhe për më tepër t’i shtoni një sasi të madhe uji. Kjo gjë mund ta cojë fëmijën në intoksikim të fëmijës. Duke i shtuar ujë formulës ia humbisni vlerat që ajo ka, gjë që e bën fëmijën të mos i marrë të gjitha vlerat ushqyese që ai ka nevojë.

Po në rastet kur fëmija dehidratohet?

Kjo është një ndër rastet fatale, kur trupi ka një përqindje shumë të vogël uji dhe si pasojë e kësaj arrihet dehidratimi. Për të shmangur këtë duhet të ruani balancën e ujit në trup dhe të konsultoheni me mjekun sa herë që shihni ndonjë shenjë dehidratimi.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
1048 Views