Këngëtari shqiptar së shpejti baba, flet për vajzën që pritet të vijë në jetë
Ky vit do të mbahet mend përjetë nga solisti i grupit NRG Band.
Ai u fejua gjatë muajve të verës, bëri një dasmë madhështore dhe ka marrë lajmin e mirë se së shpejti do të bëhet baba. Ndonëse vajza do edhe disa muaj për të ardhur në jetë, prindërit kanë nisur nga përgatitjet e dhomës, por edhe të mendojnë emrin. Nuk kanë një emër konkret, por e dinë se ajo do të ketë një emër të shkurtër, dhe normalisht bukur.
Gjatë një interviste për “Lart e poshtë”, Besniku ka treguar se është në planet e tij që t’i dedikojë një këngë, por këtë do ta bëjë kur ta marrë në duar, pasi kështu mund ta kuptojë me të vërtetë emocionin e veçantë, e të frymëzohet për të shkruar disa vargje të ndjera, ku çdo prind do e gjente veten.
“Ja kemi nisur dhomën vajzës, kemi zgjedhur disa gjëra sepse duam që t’ja bëjmë sa më të mirë dhe të bukur. Emrin kam qejf që ta ketë të shkurtër dhe të ketë një emër që t’i përshtatet kur ajo të bëhet, aktore, mjeke ose cfarë të dojë ajo. Një këngë për të do ta krijojë kur ta kem marrë në duar”, u shpreh ai.