Anna Gjebrea këndon përkrah Arditit këngën “Për ty” | Video
Pak ditë më parë mësuam se Arditi po na përgatiste një surprizë për natën finale të Kënga Magjike 2017. Ai na tregoi se do të ngjitej në skenë pas shumë vitesh si këngëtar me vajzën e tij, Anna. Ndërsa mbrëmjen e sotme, para se të kërkonte përkrah partneres më të denjë, Arditi tha se Anna nuk e besonte që babai i saj, shumë kohë më parë kishte kënduar. Madje ajo i kishte kërkuar që ai të shfaqej përsëri në publik si këngëtar. Ndaj ai për t’i plotësuar dëshirën asaj por edhe publikut, u rikthye me këngën “Për ty” të cilën mund ta ndiqni më poshtë. /Kids’ Time