Reagimi i Lian kur prek borë për herë të parë | Video
Lian, është djali i çiftit të këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta. Ai është djalë Tirane dhe nip Prishtine, dy kryeqytetet më të mëdha të shqiptarëve. Ndonëse në Tiranë ka rënë borë disa herë, Prishtina e ka petkun e çdo viti. Këtë mëngjes qytetarët e Prishtinës u zgjuan me mantelin e bardhë. E në Prishtinë ndodhet edhe Lian i cili ka nxituar të shikojë e të prekë borën nga afër. Këtë vit, më i rritur, duke ecur vetë, ai luan me borë. Por kur e prek, ndjesia është e çuditshme. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Kids’ Time