Djaloshi i vogël në prag të vdekjes u ul për herë të fundit në prehrin e Santas
Miles Agneë ishte një djalë vetëm 2 vjeç, i cili lindi me një sëmundje shumë të rëndë që vinte si pasojë e keqformimit të trurit. Miles kishte një kohë të gjatë që qëndronte i paralizuar dhe kohët e fundit shëndeti i tij sa vinte dhe po përkeqësohej. Ai ishte i adoptuar nga një familje e mrekullueshme, kur ishte vetëm 3 muajsh.

Edhe pse prindërit e tij adoptues e dinin për sëmundjen e tij, ata nuk i humbën kurrë shpresat që djali i tyre i vogël të gëzonte çdo Krishtlindje të botës. Por fatkeqësisht Miles nuk arriti të ishte pranë nesh këtë herë. Por ishte e sigurt që ai nuk do të largohej nga kjo botë po u ulur dhe një herë në prehrin e Babagjyshit. Kjo gjë u bë e mundur vetëm nga një burrë i pjekur dhe zemërbardh, i cili kishte pasur mundësinë ta përjetonte vetë dhimbjen e madhe të prindërve të Miles. Sapo e mori vesh për vogëlushin ai vrapoi drejt spitalit ku Miles ishte shtruar dhe kurohej, vetëm që ai të takonte dhe një herë të vetme Babagjyshin.

Ky gjest kaq heroik preku thellë dhe zemrat e të gjithve ne dhe nuk kishte si të mos shprehnim ngushëllimet tona për këtë. Fotoja ku Babagjyshi mbante në prehër Miles bëri xhiron e botës. Vullnetarët nga e gjithë bota besonin që të gjithë fëmijët kudo që janë kanë të drejtë të gëzojnë Krishtlindjet. Milës nuk ishte i vetmi fëmijë që u vizitua nga këta vullnetarë, gjithashtu dhe dhuratat për ta nuk munguan. “Ishte nder për ne të bëheshim pjesë e kësaj familjeje në një ditë kaq të madhe dhe jemi shumë të lumtur që arritëm të shihnim gëzim në fytyrat e këtyre fëmijëve,” u shprehën ata.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time
