Të veshur njësoj, Loriku dhe Boikeni bëjnë plazh në këta ditë të ftohta dhjetori
Lorik Cana ka varur këpucët në gozhdë duke lënë një boshllëk të madh në Kombëtaren Shqiptare në të cilën ai la shpirtin, dokumentuar kjo edhe në tatuazhet e shumta që i vërehen në trup. Për ta rifreskuar memorien, mjafton të shihni foton më të freskët të tij që me shumë gjasa na vjen nga Dubai. Gjatë kësaj periudhe pauze në karrierë ai ka zgjedhur të shpenzojë kohë me familjen e tij dhe të arratisen me pushime, pjesa më e bukur e të cilave, është padyshim i vogli Boiken. Ata janë veshur të dy njësoj dhe po nisen drejt detit. Na e zbukurove ditën me këtë foto Lorik, por më shumë na e bërë zili… /Kids’Time/
