Ecja e mëngjesit në Punta Cana, ditët e ëmbla të Florianës, bashkëshortit dhe bebushes
Floriana Garo po shijon disa ditë pushime së bashku me partnerin në Punta Cana. Moderatorja e njohur duket se po e shijon këtë periudhë të bukur në jetën e saj, teksa pret të bëhet mama.
Ajo së shpejti do të sjellë në jetë vajzën e saj. Për t’u larguar nga streset e jetës së përditshme, Floriana ka vendosur që të pushojë disa ditë, para se të sjellë në jetë vogëlushen.
Përmes disa fotove të publikuara në Instastory Floriana na tregon shëtitjet e mëngjesit me partnerin në breg të detit. E ku ka më bukur se kaq?
