Pacienti 14-vjeçar me kancer përdhunohet 2 herë brenda natës
Një pacient 14-vjeçar me kancer u përdhunua dy herë brenda një periudhe prej vetëm disa orëve të shtunën në Lucknow, në Indinë veriore. Vajza u sulmua nga dy të rinj, dhe më pas nga një kalimtar tek i cili ishte kthyer për ndihmë.
Adoleshentja u largua nga shtëpia për të blerë sende ushqimore nga një treg pranë rreth orës 16:30 minuta të së shtunës. Teksa vajza kishte kancer në gjak në fazën e hershme, një i njohur i tha asaj se do ta dërgonte me biçikletën e tij në treg. Por ai, e dërgoi pranë një ure të braktisur dhe me një nga miqtë e tij e përdhunuan duke e lënë në rrugë.
Teksa ndodhej në një gjendje kaq të keqe, vajzës i erdhi në ndihmë një 38 vjeçar i identifikuar si Virendra Yada i cili aty pranë po me biçikletë. Megjithatë, as ai nuk kishte qëllime të mira. E mori të miturën në rrugë e përdhunoi dhe e la prapë atje.
Viktima arriti në shtëpinë e saj rreth orës 3 të së dielës, pasi babai i saj kishte bërë një denoncim në polici pas kërkimit të dëshpëruar.
Policia ka arrestuar kalimtarin e “dytë” dhe po zhvillon kërkime për dy të dyshuarit e tjerë.
Policia i tha The “Times of India” se dy të akuzuarit të identifikuar nga vajza janë identifikuar dhe jetojnë në të njëjtën lokalitet.
Dhuna seksuale në Indi shkaktoi zemërim të paparë në vitin 2012, kur një studente fizioterapiste23-vjeçare u përdhunua dhunshëm nga gjashtë burra në një autobus në Delhi. Jyoti Singh vdiq më vonë në spital.
Sulmi brutal, gjatë së cilës gruaja ishte depërtuar me një shufër hekuri, shkaktoi protesta masive në rrugë mbi dhunën kundër grave, duke nxitur qeverinë indiane të forcojë kushtet e burgimit për përdhunuesit.
Sulmuesit e shpallur fajtor tani dënohen me minimumi 20 vite burg, nga 10 vite që ishte më parë.