U akuzua se ngacmoi seksualisht shoqen e të bijës, politikani vret veten
Një politikan republikan, me pseudonimin ‘The Pope’, i cili është përballur me akuzën se ka ngacmuar seksualisht shoqen e vajzës së tij, ka vrarë vetën në një urë në Kentucky.
Babai i 5 fëmijëve, Dan Jonhson u bë i famshëm pas postimit të fotove raciste që krahasonin Obamën me majmunët, shkroi një postim emocionues në Facebook, disa orë përpara se të vriste veten.
57-vjeçari ka vdekur nga një plagë e vetme me armë zjarri në Greenwell Ford Road. Sipas policisë ai ndali makinën e tij në fund të një ure, në një zonë të izoluar. Doli nga makina dhe qëlloi veten me armë.
Autopsia është bërë mëngjesin e së enjtes (14 dhjetor).
Johson u akuza nga shoqja e vajzës së tij Maranda Richmond, i cili ishte 17 vjeç në atë kohë, për ngacimim seksual. Sipas raportit Richmond ka thënë se Johnson e kishte sulmuar seksualisht në bodrumin e shtëpisë së tij në Vitin e Ri 2012. Ajo pretendonte se 57-vjeçari e kishte puthur dhe e kishte prekur nën rrobat e saj ndërsa ishte pastor.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Richmond jetonte në strehimin e Kishës së qytetit Heart of Fire. Policia e Louisvilleit e hetoi çështjen, por e mbylli rastin dhe nuk ngriti akuza.
Johnson u tha gazetarëve të martën se akuzat ishin ‘krejtësisht të rreme’.
Të mërkurën, rreth orës 17:00, Johnson dërgoi një mesazh në Facebook, në të cilin përsëri mohoi akuzat e ngritura kundër tij dhe vuri në dukje se çrregullimi i stresit post-traumatik, ishte nëj sëmundje që do ti merrte jetën.
“Akuzat janë të rreme dhe Zoti e di të vërtetën, asgjë nuk është ashtu siç është thënë. Ameriak nuk do ti mbijetojë këtyrë lajmeve të rreme,”-shkroi ai. “Unë e dua Zotin, e dua gruan time, është gruaja më e mirë në botë, dashuria ime e përjetshme. Mami im, babai dhe 5 fëmijët e mi janë dhuratë nga Zoti.”
Autoritetet gjetën vendodhjen e tij duke ndjekur lokacionin e telefonit të tij, pas shqetësimeve që rreth postimit që bëri në Facebook.