Çifti homoseksual prezanton fëmijët e tyre për revistën britanike, reagojnë ndjekësit

Ata lajmëruan ardhjen në jetë të binjakëve të tyre përmes një nëne surrogate në maj të këtij viti.

Ylli i serialit “Hollyoaks” Kieron Richardson dhe bashkëshorti i tij, Carl Hyland, prezantuan bebushat e tyre të adhurueshëm në një atmosferë festive për kopertinën e revistës “OK!”.

Ata janë shprehur në revistë për sfidat e të krijuarit të një familjeje.

Kieron dhe Carl zbuluan se një ndër sfidat kryesore ka qenë pikërisht ajo ndaj shoqërisë, e cila e ka të vështirë ta pranojë martesën e tyre, e megjithatë çiftin duket se nuk e shqetëson kjo gjë.

Bota po ndryshon dhe kjo do të jetë e ardhmja e shoqërisë, thjesht disa persona kanë mbetur shumë mbrapa me mendime”- është shprehur Carl.

Çifti duken më të lumtur se kurrë me ardhjen në jetë të binjakëve të tyre, vajzës Phoebe dhe djalit Chase./ city

Share With:
Translate »
868 Views