Vdes nxënësi, i ngulet shpata e shokut

Një djalë kinez vdiq pasi u godit nga një shpatë që i përkiste një shokut të klasës gjatë mësimit. Nxënësi 13-vjeçar, i quajtur Guo Sheng, i tha shokut të klasës që të luante me armën e ftohtë që kishte sjellë. Guo vdiq pak pasi shoku i klasës së tij të frikësuar nxori jashtë tehun e shpatës.

Incidenti u konsiderua si një aksident nga qeveria rajonale, autoriteti shkollor dhe policia, por prindërit e Guo dhe publiku i gjerë nuk u pajtuan.

Shpata i përkiste një studenti të vitit të tetë, i njohur si Li, i cili studion në një shkollë të mesme në Changning, Provinca Hunan.

Policia mati shpatën dhe tha se ishte rreth një metër e gjatë.

Një deklaratë nga shkolla tha se Li nxori shpatën nga shpina e Guo kur ishte i frikësuar.

Megjithatë, prindërit e Guo pohuan se incidenti nuk ishte ‘një aksident’.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë disa shokë të klasës që ishin të pranishëm kur Guo i ngul shpata.

 

Share With:
Translate »
1046 Views