Bleona e emocionuar, e ëma më në fund do flejë me një shtetas amerikan
Këngëtarja prej vitesh po jeton në Amerike së bashku me dy prindërit, por pas kaq kohësh më në fund babai i saj ka marrë nënshtetësinë. Këngëtarja ka publikuar disa video në “instastory”, teksa pyet të atin si ndihet tani që e mori më në fund. Nazmiu shprehet se është shumë i emocionuar dhe për këtë do t’i përgjigjet më vonë. Mamaja e saj veç të tjerash, shprehet e emocionuar se do të flejë me një shtetas amerikan. Bleona: Si ndihesh tani që e more më në fund. Babai: Tani se jam i emocionuar, do të them kur të hamë drekë.