Ngjarja që ka shokuar Gjermaninë, si u dëbua familja shqiptare në 3 të mëngjesit
Një familje shqiptare që kishte shkuar në Berlin, është dëbuar për në vendlindje, pas tre vjetësh.
Ngjarja në fjalë është raportuar nga “bild.de”, dhe ku bëhet fjalë për një familje me 4 persona, të cilët pas 3 vitesh janë dëbuar për në Shqipëri nga autoritetet gjermane.
Burri i shtëpisë, Xhezo Ajazaj 31-vjeç, gruaja e tij Artjola 29 vjeç dhe vajzat e tyre Klara 8 vjeç , Lejman si dhe Karolina 6 muajshe, e cila ka lindur në Gjermani, nuk do ta kishin meduar kurrë atë që do ju ndodhte në orët e vona të natës dhe që bëri jehonë të madhe.
Sipas mediave gjermane, të hënën familja u thirr për një takim me zyrën e imigracionit. Edhe pse në atë moment atyre nuk ju komunikua dita se kur do të duhet të linin Gjermaninë, autoritetet nuk pritën gjatë.
Aq sa në orën 3:00 të mëngjesit të së premtes, policia gjermane zbarkoi përpara derës së shtëpisë së familjes shqiptare.
Atyre ju komunikua shkurt se do të duhet të linin menjëherë në atë moment Gjermaninë, duke i dëbuar kështu pas tre vitesh në atdhe.
Kështu, policia zgjoi familjen shqiptare teksa këta të fundit morën gjërat me ngut dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.
Për komunitetin ku ata jetonin, familja shqiptare ishte shembull i integrimit, dhe dëbimi i tyre bëri jo pak habi edhe për mediat gjermane.
Aq sa Ministri i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai kishte vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset.
Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë historia e familjes shqiptare, e cila tashmë është rikthyer në Shqipëri.
