Kampioni i botës, Ismail Keta: Familja s’më ka mbështetur, nëna ime nuk i shikon ndeshjet | Video
Kampioni shqiptar i Botës në Kik Boks, Ismail Keta, duket se nuk e ka patur aspak të lehtë të nisë karrierën e tij në këtë sport. Ai ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku tha se familja nuk e ka mbështetur fillimisht dhe kanë qenë kundërshtarët e tij më të fortë, ndërkohë që shtoi se nëna e tij ende nuk i shikon ndeshjet e tyre, as kur ata fitojnë.
“Në fillim familja nuk më ka mbështetur. Kundërshtarët kryesorë kanë qenë njerëzit më të afërt, ata kanë qenë edhe kundërshtarët më të fortë. Ne vijmë nga një e kaluar ku sporti i boksit nuk ishte i kultivuar. Njerëzit thonin ç’është ky profesion që rrihesh me grushta? Mami im edhe kur ne fitojmë ndeshjet nuk i shikon sepse thotë: ‘nënë ka edhe ai tjetri’”, tha Keta.