Zajmina shkel rregullin, në festën e pritjes së bebit do të jenë edhe dy meshkuj

Këngëtarja e njohur, Zajmina Vasjari është prej kohësh në një romancë nga e cila do bëhet nënë për herë të parë. Javën e ardhshme, ajo do realizojë ‘baby shower’ ku ftohen vetëm femra por këtë herë janë thyer rregullat.

Balerini Graciano Tagani është mik i ngushtë me Zajminën dhe ka treguar se së bashku me mikun e tij fotograf, Juxhin kanë zgjedhur që të jenë pjesë e kësaj feste, edhe pse nuk duhet.

I ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai tha: “Zajmina bën baby shower javës tjetër, bëhet vetëm me femra, nuk ka meshkuj. Ka dhe një shok tjetër, që është Juxhini, fotograf e po thoshte në tavolinë që do bëj baby shoëer, jam shumë e lumtur mendoj tematikën.”

Pas kësaj, Graciano tregoi një pjesë nga biseda e tyre ku të dy do jenë në baby shower, pa zgjedhjen e Zajminës.

Graciano: Por unë nuk e dija që nuk ka meshkuj e i them, po zemra do kënaqemi.

Zajmina: Po cfarë thua? S’je ti në baby shower.

Graciano: Si nuk jam unë në baby shower, unë jam i pari.

Zajmina: O zemra ka vetëm femra, nuk lejohen meshkujt.

Graciano: Po problem i madh, vendos extension dhe hajde në baby shower.

Share With:
Translate »
1079 Views