28-vjeçarja që mbeti shtatzënë vetëm gjashtë javë pas lindjes së parë
Ajo u bë e famshme kur mbeti shtatzënë me binjakë vetëm gjashtë javë pas lindjes. E këtu fillon historia…


Duke folur për Daily Mail rreth gjërave që ajo ka mësuar, Eliza, 28 vjeçare, tha se jeta ka qenë një ‘mashtrim’ për 12 muajt e fundit:
‘Kam një vlerësim të ri për prindërit e vetëm që e bëjnë këtë vetë! Por unë gjithashtu kam mësuar të mos djersitem apo lodhem nga gjërat e vogla – për shembull, nëse fëmijët duhet të hanë një sanduiç për darkë, unë nuk jam një mami dembele – unë jam praktike.
Edhe pse Eliza tha se, herë pas here, jeta me tre fëmijë të vegjël ka qenë një luftë, ajo rrëfen se të kesh tre fëmijë në moshë kaq të re është diçka jashtëzakonisht e dobishme:
‘Duke i parë të tre, kur ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke u ngritur ngadalë, arrij të shoh se ata e duan njëri-tjetrin.
Mamaja e re kishte besuar gjithmonë përrallën e gjysheve që’ nuk mund të mbetesh shtatzënë nëse je duke ushqyer me gji’.


Por ajo shpejt e mohoi teorinë – dhe e gjeti veten shtatzënë me binjakët e saj vetëm gjashtë javë më vonë.
“Ushqyerja me gji nuk bën asgjë! Kjo shtatzëni ka ndodhur, është e vërtetë”, tha ajo për Daily Mail Australia në kohën kur mbeti shtatzanë.
