Arsyeja se përse Fiori Dardha do të donte që dita e diel të zgjasë 3 ditë
Të jesh një nënë në karrierë padyshim që kërkon guxim, aq më tepër për vajzat e ekranit ku puna nuk njeh orar. Edhe për Fiori Dardhën, sakrifica që bën është e madhe. Java e ngarkuar me punën, me një emision të përditshëm bën që ajo të mos jetë në çdo kohë pranë djalit. Dhe si duket, e përmalluar për djalin, këtë të diel, ajo ka postuar një foto në Instagram ku shkruan: Dua që e diela të zgjasë 3 ditë!
