Vajza e saj do vdesë pas lindjes, nëna çon deri në fund shtatzëninë për një arsye prekëse

Pas 20 javësh shtatzëni, zbuloi se vajza që mbante në bark, me shumë mundësi do të vdesë pas lindjes. Por pavarësisht dhimbjes së madhe, Hayley Martin 30 vjeçe nga Hull, në East Yorkshire të Britanisë së Madhe, ka vendosur që ta çojë përpara shtatzëninë.

Mjekët i këshilluan ndërprerjen e menjëhershme të shtatzënisë, për të mos përjetuar më tej traumën e vdekjes së foshnjës të cilën e ka quajtur Ava Joy, pas lindjes, por gruaja dhe i shoqi i saj, vendosën në mënyrë kurajoze.

“Do të jetë një dhuratë e bukur për të gjithë ata që presin një transplant. Do i dhurojmë organet e saj”, tha Hayley për ‘Mirror’, ndërsa lindja është parashikuar të ndodhë për Krishtlindje.

Dy bashkëshortët kanë aktualisht tre fëmijë dhe ishin entuziastë nga ardhja në jetë e vogëlushes së katërt, por me kalimin e kohës mjekët zbuluan se fetuesi ishte prekur nga një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila nuk do e lejonte që të jetonte pas lindjes, shkruan noa.al.

Sëmundja nuk lejon zhvillimin e rregullt të veshkave, mëlçisë dhe mushkërive, kështu që vogëlushja është e destinuar të vdesë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

“Nuk ishte e lehtë të merrje një vendim të tillë, por shpresa se do shpëtojmë fëmijë të tjerë, na lehtëson disi dhimbjen”, shprehet gruaja.

Share With:
Translate »
690 Views