“Jena ba me lujt mendsh”, flet gjyshja e shqiptarit që ka rënë në koma në Marsejë

23-vjeçari shqiptar Florenc Beqiri nga Shkodra, i cili është ndaluar para një muaji në Francë dhe ishte në paraburgim në Marsejë ku edhe është masakruar barbarisht dhe tani ndodhet në koma për shkak të plagëve të marra. Pamjet e rënda i kanë publikuar në rrjetet sociale emigrantët shqiptarë në Francë, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë pranë autoriteteve franceze për sqarimin e këtij rasti.
Edhe familjarët e 23-vjeçarit janë të bindur se ai është masakruar në burgun e Marsejës dhe kërkojnë që drejtësia të flasë.

Share With:
Translate »
1246 Views