Ronaldo uron festat e fundvitit me kartolinën familjare

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo është baba i katër fëmijëve dhe ka zgjedhur të pozojë me ta për kartolinën e Krishtlindjeve.

Në krah të tij qëndronte e dashura 22-vjecare, Georgina Rodriguez që mbante në krahë vajzën e porsalindur Alana Martina.

Fotografia është postuar nga ish-modelja që e shoqëroi me shkrimin: “Të krijosh dashuri me ty dhe të jetosh jetën”, në gjuhën spanjolle.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo mbante vajzën e vogël, Eva Maria që është lindur nga një nënë surrogate në qershor të këtij viti. I vogli, Cristiano Jr, nëna e të cilit nuk njihej mbante në krahë vëllain binjak të Evës, Mateo.

Share With:
Translate »
1035 Views