Një dasmë në spital, aspak e zakonshme, por për një qëllim shumë të mirë

Një çift nga Turqia Veriore, provinca Yalova, vendosën që ta organizojnë ceremoninë e martesës së tyre në spital, ku është e shtruar prej disa javësh nëna e nuses për shkak të trajtimit që po merr për kancerin.

Nusja Evra Sakar dhe i fejuari i saj Gökhan Akgün, surprizuan 55-vjeçaren Ayla Sakar, e cila është shtruar në spitalin e Yalova-s për tri javë për trajtimet që merr nga sëmundja e rëndë.

Nëna e nuses ishte shumë e dëshpëruar që nuk do të ishte e pranishme në dasmën e vajzës së saj. Ndaj edhe u mahnit kur pa që në ditën e martesës së tyre, nusja dhe dhëndri hynë në dhomën e saj në spital, të shoqëruar nga dëshmitarët.

Çifti mori mbështetjen nga mjekët e spitalit, të cilët deklaruan se morali i lartë i pacientëve në këtë periudhë është gjëja më e rëndësishme. Pjesëmarrësit në dasmë mbanin maska për të parandaluar përhapjen e baktereve.

“Ne organizuam diçka si kjo për të mbajtur lart moralin e nënës sime, sepse ajo gjendet e shtruar në spital prej disa javësh”, – tha për mediat nusja. “Të gjithë ishim të lumtur. Por edhe nënën time e patë sa e lumtur ishte.”

Ndërsa dhëndri tha se, nga eksperienca, është vërtetuar se kjo sëmundjeje ka nevojë për moral të lartë. Ky ishte edhe qëllimi i tyre: “Shpresojmë që kjo që bëmë të mund ta ndihmojë atë.”

Ndërsa bashkëshorti i Ayla Sakar, Sakettin, mësues në pension, tha se bashkëshortja e tij u diagnostikua me kancer në vitin 2003 dhe gjatë gjithë kohës ka bërë trajtime të pafundme.

AW256148

Share With:
Translate »
953 Views