Lori Hoxha, një rebele që kur ishte vetëm 9 vjeç

Gjithmonë kur një personazh i njohur poston foto nga fëmijëria e tij merr më shumë reagime sesa nga foto aktuale dhe këtë gjë e dinë shumë mirë VIP-at tanë.

Lori Hoxha herë pas herë e ka bërë këtë gjë, duke na treguar se ka qenë një njeri i apasionuar pas moshës që kur ishte e vogël. Por në fotot e fundit, të shkrepura rreth 15 vite më parë, atëherë kur Lori ishte vetëm 9 vjeç zbuluam një tjetër tipar të fshehur të bukuroshes: natyrën e saj rebele.

Fashion blogerja ka postuar dy foto ku tregon për vizitën e saj në muzeun e Louvr-it në Paris në vitin 2002, e ulur mbi një statujë, ndonëse shprehet e bindur se nuk i lejohej të bënte diçka të tillë. Gjithsesi, ‘rregullat janë bërë për t’u thyer’ dhe Lori është jo vetëm që është ulur, por edhe ka pozuar madje, duke e ruajtur gjatë këtë moment.

“E sigurt që nuk më lejohej të ulesha aty’, ka shkruar ajo mbi foton.

E ndërsa në foton tjetër, shfaqet paksa e nervikosur: mos ndoshta i paska marrë disa të bërtitura?

Share With:
Translate »
938 Views