“Ajo vazhdon akoma të kërkojë për motrën e saj.” Dhimbja e madhe e prindërve të cilët gjetën të vdekur njërën nga vajzat e tyre binjake
Nuk ka mëngjes më të tmerrshëm se ky i familjes Dean. David and Amy Dean, prindërit e dy binjakeve të porsalindura, gjetën njërën nga vajzat e tyre të vogla të vdekur teksa kontrollonin në mëngjes nëse ato ishin ngritur.
U afruam pranë tyre dhe pamë që njëra nga ato nuk po shfaqte asnjë shenjë jete. Lajmëruam mënjëherë në ambulancë për ta dërguar vogëlushen në spital, por ishte e kotë, sepse ajo ndërroi jetë rrugës.

“Ishte e pabesueshme për ne kjo që ndodhi, por ajo që na trishtoi më shumë ishte motra e saj binjake që vazhdonte të kërkonte vazhdimisht motrën e saj. Ajo nuk po mësohej dot me faktin që tashmë Annie ndodhej në qiell dhe na vëzhgonte nga lart.” –u shprehën prindërit e saj. “Nuk e dimë akoma se cila ishte arsyeja se pse Annie vdiq, por e dinim që ajo vuante nga një sëmundje e mushkrive, që e mundonte prej kohësh.” Lotët në sytë e së ëmës dukej sikur nuk kishin fund, kur ajo filloi të na tregonte për shtëpinë e tyre.

Deri më sot ata kishin blerë nga dy palë rroba dhe sende për fëmijët e tyre, por tani duhet të blinin vetëm një. U prefsh në paqe vogëlushe e vogël, mami, babi dhe motra të duan shumë!
