Video | Moment dramatik, nxënësi thyen shtyllën kurrizore në orën e fiskulturës
Ky është momenti dramatik kur një adoleshent po bënte ushtrime në palestër gjatë orës së fiskulturës dhe pëson dëmtime në shtyllën kurrizore.
Skena shokuese është filmuar me kamerat e CCTV brenda palestrës së një shkolle në kryeqytetin rus, Moskë.
Nën vëzhgimin e mësueses së tij, nxënësi u mundua që të bënte një rrotullim në dyshek nga e cila mbeti i shtrirë, i paaftë për të lëvizur.
Ai u dërgua me urgjencë në spital ku u diagnostikua me një ndrydhje në shpinë. Doktorët arritën ta shpëtonin në kohë për të mos shkaktuar dicka serioze për jetën, ndërsa tani po rikuperohet.