Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, pezullohet një efektiv policie për lidhje të papërshtatshme me një nga vajzat e përfshira!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita në një deklaratë për mediat, ka dhënë shpjegime mbi videon e disa vajzave të mitura të cilat shfaqeshin duke dhunuar fizikisht bashkëmoshataren e tyre në qytetin e Fierit.

Hita tha se njëra prej vajzave e ka pasur radt të përsëritur dhe është arrestuar

“Është një video e rëndë ku shihen disa të mitura ku kryenin veprime të dhunshme. Janë kryer veprimet procedurale dhe më pas gjatë veprimeve hetimore që janë zhvilluar në vazhdimësi bashkë me prokurorinë, kanë vijuar ndjekjet penale. Një prej vajzave, ka pasur rast të përsëritur dhe është arrestuar. Për një punonjës policie kemi marrë masën e përjashtimit nga detyra pasi kishte kryer veprime të pahijshme ndaj një kolegu”.

Për pezullimin e efektivit të policisë, Hita tha se ai cenoi rëndë figurën e policisë pasi ndërhyri në mënyrë të panevojshme.

“Oficeri i policis i përfshirë në rastin e Fierit , nuk është evidentuar se ka nxjerrë videon, pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardit dhe cenimit të rëndë të figurës që kanë bërë punonjësit e policisë në krye të detyrës pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer të kundraligjshme me një të mitur tjetër”, deklaroi Hita.

Share With:
Translate »
6 Views