Për herë të parë Lori dhe Sara shfaqen së bashku në ekran

Top Channel paska rezervuar mjaft surpriza për fundin e vitit përsa i përket programacionit. Të dielën, Arbana Osmani dhe Alban Dudushi do të jnë konkurrentë në “100 Milion” me Eno Popin, ndërkohë që në puntatën speciale të “Shiko kush Luan” do të jenë të ftuara Lori dhe Sara Hoxha.

Këtë e ka zbuluar vetë Lori nëpërmjet Snapchatit taksa vajzat janë momentalisht duke xhiruar. Duke qenë se të dyja kanë shumë popullaritet në rrjete sociale, jemi shumë kuriozë se si vajzat do të luajnë në sfidat e “Shiko kush Luan” nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Vlen të theksojmë se Lori e Sara nuk shfaqen tepër në ekran, duke u fokusuar më së shumti tek rrjetet sociale. Mezi po presim t’i ndjekim.

Share With:
Translate »
995 Views