Valdrini qep fustanin e parë të shtatzanisë për bashkëshorten dhe ne u mrekulluam

Çifti i famshëm kosovar Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani, siç kemi lajmëruar më parë janë në pritje të ëmbël të një vajze, pas dasmës super luksoze që e mbajtën në Las Vegas. Edhe pse Edita e ka kaluar trimestrin e parë të shtatzanisë, duket se kilet e tepërta ende nuk kanë zënë vend në trupin e saj duke e bërë të duket ende në super formë. Një meritë për këtë ka padyshim edhe stilisti Sahiti, i cili arrin t’ia kamuflojë shtatzaninë bashkëshortes me veshjet e gjera që i qep. E pikërisht sot Edita dhe e bija morën dhuratë fustanin e parë të shtatzanisë, te kuq dhe me pala korenti që e bëjnë atë të duket si një princeshë antikiteti. Imagjinoni se çfarë rrobash do të ketë vogëlushja kur të vijë në jetë. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1239 Views