Receta e biskotave të shijshme të Krishtlindjeve

Nëse ju pëlqejnë biskotat e Krishtlindjeve  ndiqni recetën dhe dekoret  e mëposhtme .  Ju propozojmë një recetë shumë të shijshme Krishtlindjesh, biskota me xenxhefil. Janë të përsosura për Krishtlindje, meqenëse janë të aromatizuara me erëza, mundet edhe t’i dekorojmë me motive Krishtlindje duke përdorur krem sheqeri të bardhë apo me ngjyrë dhe mund t’i varni në pemën e Vitit të Ri. Receta e biskotave me xenxefil nuk është e vështirë, por duhet ta nisni me kohë për të gjetur të gjithë përbërësit dhe sepse koha e lënies në pushim të brumit është pak e gjatë. Të përsosur për t’u ngrënë apo për t’ju dhuruar miqve apo të afërme për festa.

Shkrini sheqerin në mjaltë në një tigan me flakë shumë të ulët. Ftoheni pak. Trasheni duke shtuar gjalpë, sallo, aroma, kakao dhe të verdhën e vezës.
Tretni sodën e bukës në likerin e qershisë dhe shtojani përbërjes.
Kaloni me sitë të dy llojet e miellit, krijoni një gropë në mes e hidhni brenda përbërjen e mëparshme. Punojeni brumin derisa të bëhet i pastër. Vëreni në një tas dhe mbulojeni me një picetë dhe lijeni të pushojë në një dhomë të ngrohtë për të paktën 10 ditë. Kur të vijë momenti për t’i bërë biskotat, punojeni akoma brumin, shtrijeni me okllai derisa të arrijë trashësinë 1.25 cm. Priteni në format që doni. Vendosni biskotat në një tavë të lyer me gjalpë dhe piqini në furrë me 175° për 20 minuta.
Kur biskotat të jenë ftohur tërësisht, dekorojini me krem sheqeri që keni përgatitur duke rrahur fortë të gjithë përbërësit e tij derisa të bëhet i pastër e i trashë.
Biskotat me xenxefil ruhen në qese frigoriferi të mbyllura mirë: dhe në qoftë se do të doni t’i përdorni si dhuratë, kujtohuni gjithmonë t’i mbani të mbyllur në qese derisa të vijë koha e përgatitjes së pakove.
Për të përgatitur këto biskota Krishtlindjeje nevojiten format festive, por në qoftë se nuk i keni, mund t’i përgatisni vetë me karton. Kremi sheqer mund të jetë shumëngjyrësh, duke përdorur ngjyra ushqimore dhe për zbukurim përdorni perlina sheqeri me ngjyrë argjendi ose të arta.
Këto biskota përdorën edhe si zbukurim për bredhin e Vitit të Ri, mjafton t’i hapni një vrimë para se t’i fusni në furrë.

Share With:
Translate »
1272 Views