Këngëtarja shqiptare pranon: “Pas 6 muajsh lidhje vendosa të bëj një fëmijë!”
Menjëherë pas natës finale të “Kënga Magjike” dhe pasi mori çmimin “Çesk Zadeja” me këngën, “Mirupafshim Dashuri”, në rrjetet sociale u përhap lajmi se Blerina Braka ishte në një pritje të ëmbël.
Të gjitha aludimet që pasuan, janë konfirmuar më në fund nga vetë këngëtarja, e cila e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës ka pranuar se pas 6 muajsh lidhje me partnerin e saj, po pret një “dashuri të vogël” të vijë në jetë.
“Brenda meje po rritet një bebush”, – shprehet Blerina. “Jam 3 muajsh e gjysmë. Nuk kam dashur ta bëj lajmin publik sepse thashë të vete pak më shumë.”
Përsa i përket gjinisë, këngëtarja ka thënë se akoma nuk e di të sigurtë dhe kjo është arsyeja se pse nuk ka filluar përgatitjet për ardhjen në jetë të fëmijës.
“Kemi pasur diku te 6 muaj sëbashku dhe vendosëm shumë shpejt të sillnim një bebe”, – tregon Blerina.