Aurela Gaçe rrëfen pengjet e saj si nënë e dy vajzave | Video
Aurela Gaçe është këngëtarja energjike dhe shumë e dashur për publikun shqiptar. Çiltërsia që e karakterizon e bëjnë më të afërt me ne. Por të jesh një këngëtare si ajo, e shumëkërkuar dhe nënë e dy vajzave kërkon vërtet guxim të madh.
Në një intervistë ekskluzive për bsmedia.tv, e pyetur për pengjet e saj për shkak të karrierës, Aurela mori frymë thellë dhe u shpreh. Ajo tha se pengjet më të mëdha të saj lidhen me vajzat të cilat duhet t’i lërë vetëm mbrëmjeve në fundjavë për të kënduar, pasi kjo është puna e saj. Dhe veç kësaj, gjatë ditës duhet të flejë për të marrë energji për mbrëmjen e rradhës muzikore duke marrë kohë nga ajo e vajzave të saj. Për më tepër ndiqni intervistën në minutën 08:45. /Kids’ Time