Kjo mund të jetë Krishtlindja e saj e fundit me djalin, prandaj…

Një grua 35-vjeçare është shumë shfrytëzuar në maksimum kohën që i ka mbetur për të jetuar, pasi kjo mund të jetë Krishtlindja e saj e fundit që kalon me bashkëshortin dhe djalin 15-muajsh. Sheri Ekladios nga Britania e Madhe mori njoftimin në Nëntor se i kanë mbetur vetëm 6 muaj jetë për shkak të stadit të avancuar të kancerit. Lajmin shkatërrues e mori rreth 1 vit pasi solli në jetë djalin e saj. Pavarësisht sëmundjes së saj, ajo ka vendosur që ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë periudhë festive duke kaluar çdo çast me familjen e saj. “E ndjej se Danieli është i vetëdijshëm, edhe pse është 15 muajsh, ai shumë i dashur me mua. Gjatë gjithë kohës ai ka treguar dhembshuri. Më përpara jeta ishte shumë e vrullshme dhe më së shumti e përqëndruar tek karriera, ndërsa tani është e kundërta duke i dhënë përparësi familjes sime”, thotë 35-vjeçarja. Mjekët i kanë thënë Sheril se kanceri që e ka prekur dhe faza në të cilën ndodhet është i pashërueshëm. E prekur nga e njëjta sëmundje, ajo 35-vjeçarja humbi mamanë e saj 15 vite më parë. Ajo pohon se “iu shemb bota mbi kokë” kur në Nëntor mjekët i dhanë lajmin e hidhur. Sheril e di se këto festa mund të jenë të fundit që jeton me njerëzit e saj të dashur dhe po shfrytëzon në maksimum çdo moment.

Share With:
Translate »
840 Views