Kush na e tregoi shtëpinë e Ardit Gjebreas për Krishtlindje?
Kur më mirë se sa në sezonin e festave është momenti i duhur për të treguar shtëpinë? Ç`nuk na ka treguar Ardit Gjebrea për veten, familjen, të ëmën, por shtëpinë s`ia kishim parë, të paktën kohët e fundit. Kur më mirë se sa në sezonin e festave është momenti i duhur për të treguar shtëpinë? S`e bëri Arditi, e bëri Joni. Ai është kthyer në shtëpi për festa dhe kjo duhej festuar me foto. Fillimisht na ka treguar bredhin e shtëpisë, lodrat e Anës poshtë tij. Pastaj ka kapur motrën dhe e kanë bërë një selfie para pasqyrës. Ndërkohë që pas tyre duket një pjesë e mirë e sallonit dhe korridorit. Anila paska shije. I paska kombinuar mirë nga shandani i bronztë, te perdja e sallonit dhe pasqyra ku fëmijët shkrepën foton.

Prindërit janë të zënë me punë. Meqë fëmijët janë më të lirë, na e tregojnë ata shtëpinë.
