Zjarr vdekjeprurës në Bronks, mes 12 viktimave edhe një fëmijë 1 vjeç | Video

Flakët kanë përfshirë një godinë 5-katëshe banimi në lagjen Bronks në Nju Jork, duke i marrë jetën të paktën 12 personave. Sipas autoriteteve, 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë, ndërkohë që nuk dihen shkaqet për këtë ngjarje. Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Blazio, ky është zjarri më vdekjeprurës i qytetit në të paktën 25 vite.

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë pas një zjarri që përfshiu një godinë banimi në lagjen Bronks në Nju Jork. Kryebashkiaku i qytetit Bill de Blasio e cilësoi zjarrin si më vdekjeprurësin në të paktën 25 vite.

De Blasio konfirmoi se ndër viktimat është edhe një fëmijë vetëm 1 vjeç. Duke folur nga vendngjarja, kryebashkiaku deklaroi se një shkollë pranë godinës ku shpërtheu zjarri, është kthyer në strehë për banorët e evakuuar. Sipas de Blasio-s, shërbimi zjarrfikës ka mundur të shpëtojë të paktën 12 persona nga struktura në fjalë.

Shkaku i këtij zjarri është ende i paqartë, ndërkohë që mëse 160 zjarrfikës u angazhuan për të vendosur flakët nën kontroll. Sipas zyrtarëve, alarmi i parë në godinën 5-katëshe të banimit është dëgjuar rreth orës 19:00, referuar kohës lokale.

Godina përmban më shumë se 20 apartamente dhe sipas mediave amerikane, është ndërtuar mbi 100 vite më parë.

Ky nuk është rasti i parë i një ngjarjeje të tillë në Nju Jork. Më herët gjatë këtij muaji, një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën në një zjarr që përfshiu shtëpinë e tyre në Bruklin.

 

Share With:
Translate »
687 Views