Kënaqësitë më të mëdha që të dhuron të pasurit një djalë
Disa femra në pritje të bëhen nëna nuk duan asgjë tjetër veçse një vajzë për t’a thirrur të tyren. Por djemtë janë po aq të mrekullueshëm, të dashur dhe të ëmbël sa vajzat e vogla.
Bebat djem janë edhe më të adhurueshëm sa që ju mund të mos e imagjinonit kurrë! Nëse ju jeni duke pritur një djalë të vogël (ose në qoftë se ju jeni duke e mbajtur atë surprizë deri në lindje!), më poshtë janë 10 gjërat e bukura për të qenë nënë e një djali të vogël të mrekullueshëm.
1- Ata i duan nënat e tyre.
Si nëna e tij, ju do të jeni personi i tij më i preferuar në botë. Ai do të jetë i dashur, i sjellshëm dhe i afeksionuar ndaj jush. Njerëzit shpesh imagjinojnë vajzat të jenë gjinia e butë, por në fakt djemtë mund të jetë më të afeksionuar për nënat e tyre sesa vajzat.
2- Ata janë të fuqishëm.
Një kërkim i shpejtë në parkingun e lagjes tuaj ndoshta do të konfirmojë se djemtë e vegjël janë më të fuqishëm. Një udhëtim ose një e rënë përtokë pasohet zakonisht nga fshirja e pluhurit jashtë veshjeve, dhe vazhdimi sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ju ndoshta nuk do t’a keni të nevojshme t’i imitoni një prerje të këmbës fallco sa herë që ai gërvisht pak gjurin.
3- Djemtë janë më të lehtë.
Prindërit që kanë fëmijët e të dy gjinive, shpesh pohojnë se djemtë janë më të lehtë për t’u ngritur. Arsyet ndryshojnë, nga problemet më të pakta drejt atyre më të komplikuara. Edhe pse kjo është një përgjithësim, ajo është një nga argumentet që shpesh paraqitet nga prindërit me përvojë se pse djemtë janë më të mirë.
4- Robat e vogla si gjyshi.
Trikot e vogla, tirandat dhe këmishat me vija janë të adhurueshme. Çfarë mund të jetë më e bukur se të marrësh fëmijën tënd të porsalindur dhe ta veshësh atë si gjyshi i tij? Dyqanet madje shesin edhe jelek të vegjël pulovre!
5- Ju do të luani fort dhe rrëmujshëm.
Të gjithë fëmijët duan të luajnë rrëmujshëm, por djemtë në përgjithësi e duan këtë gjë pak më shumë. Ju do ta gjeni veten duke bërë mundje, në përpjekje për t’a kapur atë dhe duke vrapuar në shumicën e pasdites së birit tuaj. Ai do të jetë një top energjie dhe juve do të siguroheni mirë që t’ia harxhoni këtë energji përpara kohës së gjumit.
6- Ai do të ketë një anë të butë.
Djemtë e vegjël nuk janë të gjithë të baltosur, të lëvizshëm dhe duke bërë mundje. Ata janë gjithashtu të butë, të ëmbël dhe të ndjeshëm. Djali juaj i vogël mund të qaj për gjëra të vogla, të dashirojë tregime me princesha dhe të vishet si një magjistare. Ai do të ketë një anë të butë që vetëm ju e shihni, pasi ai do të përkëdhelet në shtrat me ty çdo mëngjes dhe do t’iu tregojë se sa ju do.
7- Ju do t’i mësoni atij se si të bëhet një njeri i mirë kur të rritet.
Si nëna e tij, ju do të siguroheni që ai kur të rritet të bëhet një djalosh i mabrë. Ju mund të edukoni një djalë të cilin femrat nuk do ta tallin në lidhje. Ju duhet t’i mësoni atij të trajtojë të tjerët me respekt, të përkujdeset për njerëzit dhe të marrë në konsideratë pasojat e veprimeve të tij.
8- Juve mund të blini një Peepee Teepee (kapuë për bibilushin).
Nëse ju keni pasur vetëm vajza, ju nuk mund ta imagjinoni ndonjëherë se çfarë është një teepee peepee/ kapuç bibilushi. Me një djalë, megjithatë, ju shumë shpejt (ndoshta menjhëre pas urinës së parë që do t’iu vijë në fytyrën tuaj gjatë një ndryshimi pelenash) do të kuptoni se sa të vlefshme këta kapuç të vegjël janë.
9- Miqësitë janë më pak të komplikuara.
Djemtë kanë miqësi të ndryshme nga vajzat. Me një djalë, juve nuk do t’iu duhet të kaloni nëpër pozita të komplikuara në sheshet e lojërave, lotët mbi ndjenjën e të lënit jashtë, dhe vështirësive që mund të ndodhin. Djemtë e vegjël mund të ndjehen të lënë jashtë, por kjo çështje është shumë më pak dramatike për ta, dhe kryesisht merr fund në ndeshjen e ardhshme të futbollit.
10- Ai do të ketë një botë të fshehtë me babin.
Ndonjëherë do të ndjeni se ata kanë gjuhën e tyre, si babai dhe djali kur bisedojnë për interesat e tyre të përbashkëta. Ata mund të ndajnë një interes në sport, apo të dy të kenë pasion për kompjuterat, por në disa raste kjo do të ndjehet si një botë e fshehtë mes tyre. Dhe kjo është OK, sepse do të thotë që ju të keni kohë të bëni një banjë apo një kohë pushimi në vaskën tuaj.