Vdes vogëlushi, bie në pusin me ujë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e premte në fshatin Plan i Bardhë të qytetit të Matit.

Një i mitur 4 vjeç ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë në një pus me ujë. Kanë qenë familjarët e vogëlushit që e kanë gjetur të pajetë.

Dyshohet se fëmija me inicialet L.K ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë pranë pusi dhe ka rënë brenda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tragjike.

Share With:
Translate »
971 Views