Kështu e pritën Vitin e Ri vajzat e njohura shqiptare që do të bëhen nëna në 2018
Shtatzënia nuk është një kufizim, është një arsye për ta pritur dhe me më shumë gëzim ndërrimin e viteve.
Ndaj mos mendoni që pritja e një fëmije dhe trupi i ndryshuar i ka penguar vajzat e njohura shqiptare të vezullojnë natën e ndërrimit të viteve.
Ato kanë pasur edhe gjatë kësaj nate shkëlqimin e përhershëm.
Elegante, disa edhe sexy, mamatë në pritje të fëmijëve kanë shijuar festën të veshura shumë bukur.
Jemi të sigurt që kështu ka ndodhur dhe me ato mama të panjohura në pritje të fëmijës. Nëse vendos të festosh e të kalosh bukur, pa e tepruar sigurisht, fëmija nuk është pengesë.
Nuk ka qenë aspak për Floriana Garon e cila është shfaqur me elegancën e saj të përhershme, me një fustan elegant në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Vienë…
Ndërkohë Zaimina Vasjari ka veshur një fustan të shndritshëm që i tregon formën e barkut. Pas kaq muajsh nuk mund të fshihet më.
Emina Çunmulaj mbetet modele dhe gjatë shtatzënisë. Me familjen, në Bahamas, pasi postoi disa foto me rroba banje, së bashku me të bijën, mbrëmjen e fundit të vitit është veshur me një fustan të bardhë dhe ka shkëlqyer si zakonisht me linjat trupore të modeles dhe thjeshtësinë e saj. E ka bërë pamjen festive me një aksesor vajzëror në kokë.
Ndërkaq Klaudja Veseli, tani Berisha, ish-banorja e BB5 që po pret fëmijën e parë, ka zgjedhur një pamje fare të thjeshtë për fotot e festave, por që nuk mund të ishte më e bukur sesa kaq. E paimpenjuar, ajo ia ka lënë në dorë gjithçka ngjyrës së kuqe të fustanit për të përcjellë atmosferën festive dhe e kuqja nuk e ka zhgënjyer. Fotoja e çiftit rrezaton!

Ndërkaq nga Ami kemi vetëm një ide të veshjes, sepse në foton e postuar nga Ermali ajo është shumë larg. Megjithatë aq mjafton për të kuptuar që ka zgjedhur një veshje elegante e që shkëlqen si zakonisht.

Blerina Braka, natën festive, ka veshur një fustan të gjatë, i cili edhe pse nuk e tregon harkun e barkut, nuk e fsheh dot përmasën e tij, shoqëruar me ca detaje argjendi dhe ari që e bëjnë më festiv.
Ju ndoshta prisnit dikë me pizhama. Ato janë për gjumë dhe kohën kur je vetëm me familjen e ngushtë. Gjatë festës, vajzat e njohura shqiptare në pritje të fëmijës, kanë dashur të shkëlqejnë.