Modelja e njohur shqiptare jep lajmin e bukur të shtatzanisë
Ajo është një nga modelet shqiptare që pasionin e saj për modeingun e ktheu në një sipërmarrje. Sot, shkolla e modës që administron mban emrin e saj. Bëhet fjalë për modelen Greis Petroviç.

Mbrëmjen e sotme Greis ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin më të bukur për një çift. Ajo ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur, me një kapuç babagjyshi në kokë dhe këmbët drejt pemës së Krishtlindjes. Në foton e postuar nga modelja shkruhet: “Dhuratat më të bukura nuk gjenden gjithmonë poshtë peme”.
Listës së bebeve VIP sapo iu shtua dhe një nënë tjetër. Urojmë që shtatzania të shkojë mbarë. /Kids’ Time
